Tuna i hoqi mbiemrin e të atit Tianit, ja çfarë bën Patrisi
Ndarja e tyre është përfolur kaq shumë dhe veprimi i fundit e Tunës duket se e konfirmoi këtë. Profilin në Instagram që ajo kishte hapur për të birin fillimish me emrin Tian Patris Berisha këngëtarja e ktheu në Tian Sejdi, duke i vendosur djalit mbiemrin e saj.
Për më tepër i ati nuk ishte më ndjekës i djalit teksa u përfol se Tuna është rikthyer të jetojë në familjen e saj në Shkup.
Menjëherë pas këtij veprimi reagoi Robert Berisha, i cili publikoi një video të Tianit dhe Renee-s duke luajtur bashkë. “Tian Berisha, Renee Berisha”, shkroi Roberti duke treguar se të vegjlit do të kenë gjithmonë mbiemrin Berisha.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Patrisi së fundmi, duke konfirmuar në një lloj mënyre zërat për ndarje nga Tuna. Patris ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin. “Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.

Sorry, the comment form is closed at this time.