Tuna i heq mbiemrin e Patrisit djalit të saj në Instagram, reagon Robert Berisha
Ditën e sotme Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i ka dhënë fund martesës.
Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.
Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.
Pas këtij veprimi, Roberti, i cili tashmë dihet që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Tunën, ka postuar në Instastory një video ku shfaqen Tian dhe e bija e tij Renee duke luajtur.
“Renee Berisha. Tian Berisha”, shkruan Roberti.

Sorry, the comment form is closed at this time.