Theu rregullat me festën e ditëlindjes, zbulohet gjoba e majme që pagoi Rita Ora

Rita Ora ka paguar një gjobë prej 10 mijë paund për thyerjen e rregullave anti-Covid duke organizuar një festë për 30-vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja e hitit “Anywhere” mblodhi 30 miq në festën private në restorantin Casa Cruz në Londër.

Burime pranë yllit të muzikës pop konfirmuan se pagoi vullnetarisht gjobën – shuma maksimale që çdokush mund të gjobitet për shkelje të rregullave anti Covid. Një ditë më parë, artistja shqiptare kërkoi falje publike duke thënë se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke pasur parasysh situatën e rëndë nga Covid-19.

“Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK… Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë”, u shpreh këngëtarja.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.