Theu rregullat me festën e ditëlindjes, radioja ndalon transmetimin e këngëve të Rita Orës
Stacioni radiofonik “Exeter” ka ndaluar transmetimin e këngëve të Rita Orës, pasi theu rregullat anti-covid duke organizuar një festë private për 30-vjetorin e lindjes. Këngëtarja organizoi festën e paligjshme në restorantin Casa Cruz në Notting Hill më 28 Nëntor.
Rita kërkoi falje publikisht duke thënë se festa ishte një veprim i momentit dhe se e organizoi duke menduar se masat do të zbuteshin, duke pasur parasysh që vendi do të dilte nga izolimi katër ditë më vonë.
Burime pranë saj kanë konfirmuar se ka paguar një gjobë prej 10 mijë paund për thyerjen e rregullave.
Sorry, the comment form is closed at this time.