“The Guardian” përzgjedh albumin e këngëtares shqiptare. Ja renditja
Mediumi i famshëm britanik, njëherësh ndër më seriozët në Mbretërinë e Bashkuar, The Guardian ka bërë përzgjedhjen e top 50 albumeve më të mira të vitit.
Në këtë listë, e dyta renditet artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, për albumin e saj “Future Nostalgia”.
Ky sukses i jashtëzakonshëm ka gëzuar pa masë artisten nga Kosova, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të artikullit që “The Guardian”, i dedikoi asaj si albumi i dytë muzikor për i mirë i vitit.
“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.
Sorry, the comment form is closed at this time.