Tayna dhe Mozzik kapen ‘mat’ në Turqi

Dy reperët nga Kosova, Tayna dhe Mozik ndodhen në Cappadocia të Turqisë. Këngëtarët e njohur e kanë konfirmuar këtë udhëtim nëpërmjet postimeve në “Instagram”.

Ata janë fotografuar të njëjtin vend dhe kjo ka nxitur aludimet se mes tyre ka nisur një histori dashurie.

Por dicka e tillë nuk është e vërtetë. Sipas mediave në Kosovë, Tayna dhe Mozzik janë duke xhiruar një videoclip së bashku dhe pikërisht kjo është arsyeja e qëndrimit të tyre në Turqi.

Kujtojmë se reperja është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe ka vendosur të mos flasë për të, e të mohojë çdo lajm që qarkullon. Ndonëse ende nuk dihet nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën apo jo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.