Studimi/ Cigaret elektronike rrisin rrezikun ndaj Kovidit!

Njerëzit që përdorin cigaren elektronike dhe rezultojnë pozitivë me Covid-19 mund të kenë simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera, të vjella, diarre dhe humbje të nuhatjes ose shijes më shpesh se të tjerët. Kjo u zbulua nga një studim, i botuar në gazetën e “Kujdesit Parësor dhe Shëndetit në Komunitet”, si dhe një studim i kryer nga ekspertë të klinikës Mayo, në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilëve, të gjithë personat që pinë duhan rezultojnë me një numër më të madh të vizitave në urgjenca, nëse ata rezultojnë pozitivë me kovid.

Hulumtimi, në veçanti, përfshiu pjesëmarrës mbi 18 vjeç, të cilët rezultuan pozitivë për testin Covid-19 midis periudhës mars 2020 dhe shkurt 2021,në territorin midis Minesotës dhe Ëisconsin, në Shtetet e Bashkuara. “Ne intervistuam më shumë se 280 duhanpirës pozitiv me Covid-19 dhe i krahasuam me 1,445 njerëz pozitivë të së njëjtës moshë dhe gjini, por jo duhanpirës,” shpjeguan ekspertët. Simptomat e zakonshme të lidhura me virusin, duke “përfshirë humbjen e shijes ose nuhatjes, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shtrëngim gjoksi, janë raportuar më shpesh tek njerëzit që pinë cigares elektronike”, tha internisti i Klinikës Mayo, David McFadden dhe nënshkruesi i parë i studimit.

Përdorimi i cigareve elektronike, komentuan sërish studiuesit amerikanë, është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, veçanërisht tek nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë. Megjithëse kërkimet shkencore nuk kanë identifikuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis përdorimit të cigareve elektronike dhe pozitivitetit ndaj Covid-19, studimi i Klinikës Mayo arriti të identifikojë një lidhje midis konsumit të cigars dhe pranisë së simptomave të Covid-19. Nga kjo doli se rritja e inflamacionit të indit të mushkërive të gjeneruar nga infeksioni Covid-19 dhe ai i shkaktuar nga tymosja e cigareve mund të përkeqësojë mundësinë e zhvillimit të inflamacionit sistemik, me një rritje të lidhur si pasojë e simptomave të tilla si ethe, mialgji, lodhje dhe dhimbje koke. “Gjatë një pandemie me një patogjen shumë të transmetueshëm të frymëmarrjes si Sars-Cov-2, është shumë e këshillueshme që të reduktohet ose të ndërpritet përdorimi i cigareve elektronike dhe të minimizohet potenciali për rritjen e simptomave dhe dëmtimit të mushkërive,” shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.