Shtatzënë për herë të dytë? Fotoja e Xhensilës ngre dyshime te ndjekësit

Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ngritur dyshime se ajo është shtatzënë. Artistja prej disa ditësh, ndodhet me pushime në SHBA me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, dhe vajzën e tyre Ajkën.

Ata duket se po kënaqen pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin. Ditën e sotme, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto ku mes të tjerash në njërën prej tyre shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me Ajkën e cila është duke i shikuar barkun.

Këto poza zakonisht i kemi parë që nënat i realizojnë me fëmijët e tyre kur janë në pritje të ëmbël. Nuk dihet nëse veprimi i Ajkës ishte i natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka, por komentet e fansave kanë qenë të menjëhershëm.

“Shtatzënë prap/ Urime/ Ajka po të puth barkun…ishalla lajm i mirë për një vëlla ose motër princeshës/ 100% shtatzënë”-janë disa nga komentet që i kanë lënë ndjekësit Xhensilës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.