Shkeli rregullat anti-Covid, këngëtari i njohur arrestohet në dhomën e hotelit

Këngëtari i njohur, Till Lindemann është arrestuar nga autoritetet ruse.

Ai thuhet se është vënë në pranga në dhomën e tij të hotelit.

Arsyeja e arrestimit të tij është se ka shkelur rregullat e pandemisë që janë vendosur nga qeveria ruse.

Ndërkohë për momentin nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga këngëtari apo stafi i tij.

Till Lindemann njihet si vokalisti dhe tekst shkruesi i grupit ”Neu Deutsche Härte Rammstein”, i cili ka shitur mbi 45 milionë disqe në të gjithë botën.

Ai është shfaqur në role të vogla në filma dhe gjithashtu ka botuar dy libra me poezi: Messer (“Thikë”) në 2002 dhe In stillen Nächten (“Në netët e heshtura”) në 2013.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.