Katalogu i Bob Dylan/ Shifra marramendëse arrin mbi 300 milionë dollarë, ja kush e bleu
Katalogu i plotë i lirikave të këngëve të legjendës së muzikës amerikane, Bob Dylan, u ble nga Grupi Universal i Botimeve të Muzikës (UMG), njoftuan media të shumta amerikane.
Marrëveshja përfshin hite klasike të Dylanit, si “Blowin’ In the wind” dhe “Like A Rolling Stone”, deri në punën e tij më të fundit.
“Duke sjellë në UMG katalogun e gjerë dhe të shkëlqyer të këngëve të Dylanit, për një çast ne kemi transformuar përgjithmonë trashëgiminë e kësaj kompanie”, tha drejtori ekzekutiv, Lucian Grainge, në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen, sipas “Wall Street Journal”.
“Blerja, e cila përfshin albumin më të fundit “Rough and Rowdy Ways” nga muzikanti ikonë dhe laureati i çmimit Nobel, besohet se i ka kushtuar UMG mbi 300 milion dollarë”, njoftoi New York Times.
Dylan, 79 vjeç, ka regjistruar mbi 600 këngë dhe pothuajse 40 albume në studio gjatë karrierës së tij 60-vjeçare.
Ai u nderua me Çmimin “Nobel” në Letërsi në vitin 2016.
Sorry, the comment form is closed at this time.