“S’e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja dhe ti jo”, shoqja e plagosur nga aksidenti dedikim prekës…

Një 22-vjeçare humbi jetën një ditë më parë si pasojë e një aksidenti në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Alida dhe Deni ishin mjaft të njohuar në Tik Tok për videot e tyre teksa njëra prej vajzave, Alida nuk i ka mbijetuar dot aksidentit për shkak të plagëve të mara.

Shoqja e saj Deni Doku ka bërë dedikime prekëse për shoqen e saj.

19-vjeçarja Doku, ka postuar disa mesazhe ku shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën mikja e saj.

“Të kam tatuazh në zemër Alida. S’e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja, e ti jo.“-shkruan 19-vjeçarja Deni Doku.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua . Motra ime.Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje , Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim , Pjes e zemres time e trupit tim . Je e pandashme , Je prane meje . Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime , asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez , as fati tmerrues , as ajo sketerre qe me tronditi fort . Asgje . Je ketu me mua . U prefsh ne paqe shpirt i bardhe 😭😭 Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja . Lujla me e bukur e parajses , Te dua. ❤️”, shkruan ajo në një tjetër postim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.