Sara zbulon kuptimin e emrit “Poem Blu”, rrëfen detajet e lindjes

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë disa javë që janë bërë prindër për herë të parë. Blogerja solli në jetë një vajzë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Poem Blu.

Së fundmi, ajo ka realizuar një ‘intervistë’ në Instagram, ku i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe sigurisht shumica prej tyre pyesnin për shtatzëninë, lindjen dhe Poemën.

Sara zbuloi se emrin e vajzës i’a kishte sugjeruar një fans dhe ajo e Ledri e kanë pëlqyer shumë.

Sara ka thënë se Poemën e ushqen me qumësht gjiri dhe ky proces ka qenë i vështirë për të, duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për nënat e reja.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, ka treguar blogerja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.