Rita Ora një festë të fshehtë për ditëlindje?
Pak ditë më parë këngëtarja me famë botëror Rita Ora mbushi 30 vjeç dhe këtë ditë e festoi në shtëpinë e saj me familjarët. Ajo tha se në kushte pandemie u detyrua të festone në këtë mënyrë duke publikuar dhe disa foto nga festa modeste.
Mirëpo ditëlindja e Ritës nuk është mbyllur me kaq, sepse ka organizuar edhe një festë me miqtë e saj në fshehtësi të plotë. “The Sun” ka zbuluar se Ora ka mbledhur 30 persona në një restorant në Londër ditën e shtunë. Të pranishëm në ditëlindjen e Ritës ishte motra e saj. Elena, miq dhe disa personazhe të tjerë të njohur, duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.
“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”, kanë thënë disa burime për “The Sun”. Disa persona kanë njoftuar policinë për shkelje të rregullave ant-Covid dhe disa oficerë janë parë duke u munduar të hapin një derë të restorantit.

Sorry, the comment form is closed at this time.