Reperi i njohur del kundêr vaksinës: Nuk i besoj qeverisë
Shumë njerëz janë skeptikë ndaj vaksinës kundër COVID-19, mes të cilëve dhe reperi Offset. Së fundmi, duke folur për TMZ, reperi deklaroi se nuk do ta bëjë vaksinën anti-COVID, teksa i referohet një postimi të bërë viral në rrjet, ku tregohen disa njerëz që kanë patur efekte anësore pasi morën vaksinën.
Offset përmend një foto, që tregon disa njerëz me fytyrat e shtrembëruara. Reperi thekson gjithashtu se thjesht nuk i beson qeverisë dhe se edhe ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama, që është i gatshëm të vaksinohet live, nuk mjafton për ta bindur atë.
Reperi vuri në dukje gjithashtu se nuk dëshiron të jetë një nga ata njerëz që duhet të vaksinohen, thjesht sepse është i famshëm. Sipas tij, ka njerëz që kanë më shumë nevojë për vaksinën më shumë sesa ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.