Regjisori i famshëm flet për herë të parë për lidhjen me Rita Orën

Rita Ora është diskutuar shumë së fundmi për një raport me regjisorin 45-vjeçar, Taika Waititi.

Disa javë më parë ata shiheshin teksa putheshin dhe përqafoheshin më njëri-tjetrin dhe imazhet u publikuan shpejt nëpër mediat rozë.

Por, kritikat për Taikan qenë të shumta pasi një burim nga “Marvel shkruan se : “Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”.

Regjisori ka reaguar rreth këtyre kritikave dhe është shprehur se nuk është penduar aspak për bërjen virale të këtyre fotove.

“Mendoj se në botën e internetit çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, u shpreh ai.

Dhe në fund ai nuk e ka pranuar të ketë një romacë me këngëtaren.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.