Qytetarët nga Kosova u kapën me shpejtësi skëterrë, reagon Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ka reaguar pasi dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me 230 km/ orë. Policia publikoi pamjet ku dy automjetet luksoze, Lamborghini dhe një BMë, që lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës me shpejtësi skëterrë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja shprehet kundër kritikave duke thënë se askush nuk i respekton rregullat dhe se secili paguan për gabimet e veta. “Çka keni more me tan këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj.

A mos jemi ne ma mirë se ata? Apo keni harru që jemi brumë i njëjtë? Leni njerëzit. le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar Diasporë.”, ka shkruar Leonora.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.