Qendra Kosovare për Studime Gjinore kritikon këngën e re të Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli, për këtë arsye…

Dy javë më parë Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikuan duetin “Nuse, mësuese”. Si duket teksti i këngës nuk është pritur mjaft mirë, pasi organizata “Qendra kosovare për studime gjinore” ka reaguar ndaj projektit duke thënë se përmban gjuhë të urrejtes dhe se promovon nënshtrimin e grave.

“Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si: “Fjala prishë e fjala ndreqë, Zgjedhi nuse ma mire fjalët, Në daç punët mos me i pasë keq, Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë”.

“Me folë butë e me duru, Nana ty nuse t’ka mësu, Vjehrren me e respektu, Ti nderon prindërit e tu”, Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content“, thuhet në reagim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.