“Pse më ke marrë mua?”, moderatorja vihet në siklet nga pyetja e djalit të birësuar
Vite më parë moderatorja, Fjodora Fjora, vendosi të birësonte një djalëdhe lajmin e bëri publik për të dhënë një mesazh për të gjithë. Ndërkohë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka rrëfyer detaje që nuk i kemi ditur në lidhje me jetën e saj me të birin. Fjodora ka ndarë një hiistori mjaft të sikletshme nga një pyetje e drejtuar nga djali i saj, që e ka vënë në vështirësi.
Fjodora u shpreh se ai e ka pyetur një ditë pse e ka marrë dhe pse ajo nuk bën fëmijë të tjerë e asaj i është dashur t’ja shpjegojë, sigurisht duke pasur parasysh edhe moshën e tij.
“Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime. Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti.
Sorry, the comment form is closed at this time.