Pse gratë e forta e kanë të vështirë të gjejnë dashurinë?

Të gjithë e kërkojnë dashurinë. Por për disa arsye, dikush e ka më të vështirë.Për femrat vjen edhe më ndryshe ky kontekst.Nëse je njëra prej tyre, ndoshta ky artikull mund t’ju ndihmojë të kuptoni pse-të.

GRATË E FORTA NUK KËNAQEN ASNJËHERË

Kanë pritshmëri dhe standarde shumë të larta, madje edhe kur pëlqejnë dikë, zgjedhin të largohen nëse burri nuk i trajton siç duhet.Dinë saktësisht se çfarë lloj personi meritojnë dhe nuk bëjnë kompromis për asgjë në botë.

KËTO GRA NUK KANË FRIKË TA THONË ATË QË MENDOJNË

Nuk kanë frikë të pyesin një person tjetër për gënjeshtrat që thonë ose për gjërat që kanë bërë keq. Dinë si të mbrohen.Kjo është një tjetër arsye pse këto gra shpesh janë etiketuar si “frikësuese”.

NJË GRUA E FORTË NUK KA “NEVOJË” PËR NJË BURRË

Mund të ndiejë nevojën për dashuri dhe mbështetje në jetën e saj, por kurrë nuk ka nevojë për një burrë që të ndihet e plotësuar.Dashuria, është gjithmonë një opsion për të,jo diçka të cilës t’ia ketë nevojën për të mbushur zemrën e saj të vetmuar.

NJË GRUA E FORTË DI SE SI TË ECË PËRPARA

Ajo e di kur gjërat marrin fund, dhe nuk do të jetë kurrë ajo që do të lutet apo të japë ndonjë shans të dytë.Dhe kjo grua e fortë e bën këtë, sepse gjithmonë ka siguri tek mbijetesa dhe se jeta ka rezervuar diçka më të mirë për të.

GRATË E FORTA NUK TOLEROJNË TË TRAJTUARIT SI NJË ZGJIDHJE

Nuk e lejojnë.Këto gra vlerësojnë përkushtimin e plotë dhe çdo gjë tjetër më pak se kjo është gjithmonë një faktor vendimtar.

NJË GRUA E FORTË NUK LUAN SIPAS RREGULLAVE, AS NË JETË, AS NË DASHURI

Nuk kufizohen vetëm në standardet e vendosura nga shoqëria.Mund të habiteni nga kuraja e saj dhe natyra guximtare.Ajo nuk do të ketë kurrë turp për të bërë gjithçka ka fuqi për të arritur atë që do në të vërtetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.