Përsëri skandal/ Çfarë ka ndodh mes Wanda Naras dhe truprojës?

Pas rastit China Suarez, një tjetër skandal ka goditur Wanda Nara-n dhe Mauro Icardi-n.

Kompania e themeluar nga çifti, World Marketing Football SRL, duket se është akuzuar për “pastrim parash”, “dhunë institucionale” dhe “korrupsion strukturor”.

Në mes të tërmetit që i ka goditur, mediat argjentinase kanë shtuar detaje të reja pikante të qëndrimit në Argjentinë të gruas dhe menaxheres së sulmuesit të PSG.

Këtë herë personi i përfshirë është truproja e saj, Agustin Longueira. Teoria e skandalit i përket Rodrigo Lussich, sipas të cilit ka një lidhje mes Wanda Nara-s dhe truprojës së saj.

“Kush do të vijë ta ngacmojë në shtëpi? Truproja Agustin Longueira, që është magjepsur nga kjo famë e papritur”, ka thënë drejtuesi i emisionit Intrusos, me muzikën e filmit “The Bodyguard” që dëgjohej në sfond.

“Ai ka lindur në San Pedro dhe është shumë i tërhequr nga Wanda. Ajo e ndjek në instagram dhe i pëlqen atij. Sigurisht, është një grua e bukur. Zgjohu Mauro, atje në Europë. Megjithatë, më mirë të flejë gjumë, se kur ishte zgjuar bënte vetëm katastrofa”, ka përfunduar Lussich.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.