“PËRPUTHEN”/ Ana rrëfen ç’ndodhi në shtrat me Arjonin: Më kërkoi duke qarë të…

Fotoja që Arjon Luli publikoi me Ana Lleshin e “Përputhen” në shtrat, ka pothuajse dy javë që po bën xhiron e rrjetit.

Pak ditë më parë, konkurrenti i “Përputhen” sërish nuk u shfaq në emision, por u transmetua videoja, nëpërmjet së cilës ai tregonte të vërtetën, sipas tij, dhe u kërkonte falje edhe familjarëve të Anës.

Pas kësaj, u realizua një lidhje me “Skype” me 26- vjeçaren, e cila pranoi që Arjoni kishte qarë para saj dhe se i kishte kërkuar të largoheshin nga emisioni për martesë, pra për të krijuar një familje bashkë, por mohoi t’i kishte dhënë shpresa apo t’i kishte bërë premtime, duke lënë të nënkuptohej se e kishte refuzuar.

Kjo situatë u analizua edhe nga opinionisti i formatit, Arjan Konomi, sipas të cilit, Ana Lleshi është ajo që po gënjen në këtë histori

Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj! Vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë me mua, që më thua ke folur me Arjonin që ndryshove krah. Mendoj që thua gënjeshtra. Mendoj që gënjen! Dukesh që gënjen! Ke pasur lidhje me Arjonin”, iu drejtua Arjani me tone jo pak të ashpra.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.