Pas lajmeve të ndarjes nga Blero, Afrona Dika thyen heshtjen në rrjetet sociale

Përveç ndarjes nga partneri i saj Blero Muharreim, Afrona Dika është përballur kohët e fundit edhe me sulmet kibernetike në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi duket se ajo ka arritur ta rimarrë llogarinë e saj, ndërsa ka thyer heshtjen në rrjetet sociale duke publikuar një foto.

Afrona ka ndarë një pozë sensuale në rrjete sociale ku përshëndet ndjekësit duke shmangur detajet nga jeta private.

“Përshëndetje botë”– shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe me një gotë në dorë. Ndërkohë ajo ende nuk ka bërë një reagim të qartë lidhur me lajmet e ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

Nga ana tjetër Blero është treguar i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

Afrona Dika

Në një intervistë babai i Bleros, Bajram Muharremi, ka zbuluar bisedën që ka pasur me këngëtarin rreth raportimeve në media për ndarjen dhe ka treguar se Blero ika thënë se po kalojnë një krizë.“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyetur, më ka thënë ‘Babi e kemi një krizë’”, ka thënë babai i Bleros për ATV. “E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë ‘Mos u merr me to, e kem pak një krizë’”, ka rrëfyer ai.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.