Pas Kim Kardashian, Anxhelina ka edhe mbështjen e aktores së famshme hollivudiane
Ditën e djeshme Anxhelina përfundoi në Instagram-in e Kim Kardashian e cila postoi në Instastory këngën më të fundit të Anxhelinës, “Precious”.
Ylli i “Keepiing Up With The Kardashians” ka ndarë në adresën e saj në Instagram, që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, këngën më të fundit të Anxhelinës.
“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.
Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën.
Por përveç Kim, ka qenë edhe aktorja dhe modelja kanadeze Shay Mitchell, e cila ka ndarë në Instastory këngën e Anxhelinës, duke treguar suport maksimal ndaj saj.
Anxhelina Hadërgjonaj është rikthyer në tregun muzikor pas 9 vitesh, dhe mund të themi se pritja ja paska vlejtur.

Sorry, the comment form is closed at this time.