Pas 22 vitesh, Victoria tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me Beckam

Victoria dhe David Beckham janë një prej çifteve më jetëgjatë në botën e showbiz-it. Ata u martuan në vitin 1999 dhe janë prindër të Brooklyn, 22 vjeç, i cili ishte i pranishëm në dasmën e prindërve, ndërsa më pas mirëpritën edhe Romeon, 19 vjeç, Cruz, 16 vjeç dhe vajzën Harper, 10 vjeçe.

Gjatë një intervistë në ‘Good Morning America’, Victoria u pyet për jetëgjatësinë e martesës së saj. Ajo foli për lidhjen e qëndrueshme me David, duke shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me bashkëpunimin në çift dhe në familje.

“Ne jemi shumë mbështetës për njëri-tjetrin”, tha ajo, duke shtuar se David është një “baba i jashtëzakonshëm dhe “burrë i mrekullueshëm”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.