Nxënëse e mirë, Dua Lipa apo Fjolla Morina? Flet mësuesi i tyre

Fran Demaj sot është deputet i LDK-së, por dikur ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, të cilës i ka dhënë mësim për dy vite në Prishtinë.

Ai e ka përshkruar atë si fëmijë të lezetshëm e shumë të edukuar. “E kam mësuar nja dy vjet Dua Lipën. Disa orë i kam pas te ‘Mileniumi tretë’. Ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukuar. Nuk më ka shkuar mendja që ajo ishte kaq e talentuar në atë fushë. Edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktorë të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturuar. Atë edukatë e shfaq edhe sot e kësaj dite”, ka thënë ai.

Demaj ka bërë të ditur se, edhe Fjolla Morinën e ka pasur nxënëse, e gjithashtu edhe këngëtarin Shpat Deda. I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj i ka vlerësuar të dyja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.