Nuk është e lehtë mëmësia, Jonida Vokshi: Shkova në banjo dhe …

Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të parë vetëm pak muaj më parë teksa solli në jetë vogëlushen Emi. Ajo ka folur mbi vështirësitë e mëmësisë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”. thotë Jonida.

E pyetur se çfarë dëshiron që e vogla e saj të bëhet në të ardhmen, ajo tregoi se e frenon veten që ta orientojë Emin, sepse dëshiron që vajza e saj të zgjedhë vetë fushën ku është e aftë.

“Sa i ngjan Besnikut. E kam pasur shumë të vështirë ta pranoj. Por tani jam pajtuar me këtë fakt. Do doja shumë të më ngjante, por në fund të ditës ka totalisht hijen e Besnikut. Por kanë disa tipare që s’mund ta përcaktojmë ende se kujt i ngjan, por jam shumë e lumtur që Emi i ngjan Besnikut se ai është zgjedhja ime”, shprehet ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.