Një sfidë e re në Instagram nis nga Mozzik dhe Getinjo
“El Chapo” është kënga më e fundit e dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo e cila është kthyer tashmë në hit me 2.6 milionë klikime në YouTube.
Cfarë tërhoqi vëmendjen gjatë videoklipit të tyre ishte kërcimi i dy djemve, i cili po kthehet edhe në sfidën më të re në Instagram.
Vetë Getinjo ka ndarë një video të fansave, të cilët realizojnë kërcimin e famshëm dhe i fton të gjithë t’i dërgojnë video duke bërë këtë kërcim.
“Sfida “Mushu n’men”- shkruan reperi i cili gjithashtu i vendosi një emër këtij kërcimi. -“Na etiketoni dhe do t’ju ripostojmë”- vazhdon ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.