Nënshkroi kontratë por i japin çek të rremë, “Ertugrul” bie pre e mashtrimit

Aktori turk Engin Altan Düzyatan, i njohur për publikun shqiptar si ‘Ertugrul’ ka rënë pre e mashtrimit.

Vitin e kaluar, ai shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të fenomenit të TikTok-ut Zamir Çaudri dhe më pas nënshkroi një kontratë prej 90 milion rupee (monedhë pakistaneze). Por më vonë Engin kuptoi se çeku i dhënë atij ishte i rremë.

Aktori turk bëri denoncim dhe policia pakistaneze arrestoi Çaudrin.

Duke bërë ankesën e tij përmes postës elektronike, Duzzyatan i kërkoi policisë së shtetit Punjab të merrte masa kundër Chaudri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.