Në Hënë mund të përdoret “WhatsApp” dhe të shikohet Netflix

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet “WhatsApp”. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.

Firma britanike “Inmarsat” do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të “Inmarsat”, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.

Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.