Në hapat e prindërve, Renee tregon për herë të parë talentin në muzikë
Duke pasur dy prindër këngëtare sigurisht që nga muzika nuk “do të shpëtonte” as vajza e tyre. Flasim për Renee, bijën e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.
Në moshë të vogël, por Renee ka nisur një kurs pianoje dhe mesa duket leksionet po japin frytet e tyre.
Renee është e talentuat në muzikë si prindërit e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar video që Roberti ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Duke e ushtruar që në vogëli këtë pasion dhe me dy prindër artistë, nuk është çudi që Renee të bëhet në të ardhmen një prej emrave të njohur të muzikës.
Sorry, the comment form is closed at this time.