MESAZHI/ “Ndihem e shkatërruar…”/ Rita Ora jep lajmin e trishtë për…
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instastory’, këngëtarja e njohur, Rita Ora ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë që një fanse shumë e madhe e saj, ka ndërruar jetë. Rita Ora shpreh ngushëllimet e saj për humbjen e Suzzane, të cilën përveçse fanse, e kishte bërë edhe shoqe.
“Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane është ndarë nga kjo jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi tek unë nëpërmjet ‘fanpage-ve’ të mia. Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi. Fytyra e saj e bukur dhe shpirti i saj bujar do më mungojnë shumë. Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane-s.
Nëse ndiheni të vetmuar, dijeni që nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë,”- shkroi Rita.
Pas zhurmës për thyerjen e rregullave të pandemisë, Rita ka udhëtuar në Bullgari për të xhiruar këngën e saj të re.
Sorry, the comment form is closed at this time.