Ndarja para kohe kohe nga jeta e Hueyda El Sayed, kolegët reagojnë të pikëlluar

Lajmi se Hueyda El Sayed ka vdekur ka prekur miq, kolegë dhe fansa të saj.

46-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital të Francës.

Miku i saj, Bledi Strakosha shprehet i tronditur nga lajmi i trishtë ndërsa shprehet: “Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot  Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë”..

Rudina Magjistari, prezantuesja e njohu shkruan se: “O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! #hueydaelsaied #RIP”, ka shkruar Rudina Magjistari.

Irma Libohova ka publikuar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me balerinën. Uh çfare dite e trishte! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s’dua t’a besoj!”, shkruan ajo.

Ervin Kurti ka ndarë një foto me balerinën e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer.

Olti Curri ka reaguar gjithashtu i prekur nga ngjarja e rëndë. “Hueyda e mire, nuk e besoj dot qe po shkruaj fjale lamtumire per ty. Dhe radhet e fjaleve jane kaq te zbrazura per te treguar energjine, simpatine dhe dashamiresine tende. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem te te mbaje prane vetes dhe te kete kujdes per ty.Te dua shume dhe ti e ke ditur gjithmone kete gje”, shkruan ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.