Lubonja: Si ka reaguar vajza kur i kam prezantuar partnerët

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rrëfyer se vajzës së saj Teas i tregon për lidhjet që ka, pa asnjë droje.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, ndau edhe një prej momenteve ku vajza e saj u ndje keq, pasi e pa me lot.

“I kam prezantuar partnerët. Ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë, se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami, nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi, bujrum, por bëje për veten tënde, jo për mua. Jo se Tea ishte më e emancipuar, por dhe rrethi familjar ku është edukuar… Mua shumë herë më ka ardhur keq se Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje. Më vinte keq se e shikoja që ajo e vuante atë që po vuaja unë dhe më thoshte që, nëse ti mendon se pengesa jam unë nuk jam vajza jote, jam motra jote, unë do të rritem nesër pasnesër do të shkollohem, pavarësisht se lotët e mi kanë qenë në rrethana të ndryshme e të ndodhin këto lloj dobësie kur je vetëm që gratë i kanë, varet se si vajza jote të pret”, tha Monika në “Goca dhe Gra”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.