Moderatorja flet pas sherrit me Stresin: Mund të kisha vrarë veten!

Debati i një jave më parë mes Stresit (Arkimed Lushaj) dhe moderatores Einxhell Shkira bëri jo pak bujë. Pasditen e sotme, e ftuar në një studio televizive, ajo ka folur rreth situatës. Shkira ka treguar se e gjithë situata e krijuar ka prekur atë dhe familjen e saj.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe, nga gjithë ajo që ndodhi, mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin”, tha ajo, teksa tregoi edhe mesazhin e së ëmës: “Einxhel, të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan. Ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”.

Moderatorja u sulmua nga reperi, pas statusit të saj për protestat e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.