Moderatorja e njohur infektohet me COVID-19, ja si është gjëndja saj shëndetësore

Sharon Osbourne thotë se ajo është shtrirë për pak kohë në spital, pasi u infektua me COVID-19.

“Doja të ndaja me ju se jam testuar pozitiv për COVID-19”, thuhet ndër të tjera në postimin e saj.

“Pas një shtrimi të shkurtër në spital, tani jam duke u rikuperuar në një vend larg Ozzy (i cili ka provuar negativitet) ndërsa “The Talk” është në pushim. Të gjithë ju lutem qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi bashkë-prezantuesja e saj në “The Talk”, Carrie Ann Inaba tregoi se doli pozitive. Në shtator Osbourne u vu në karantinë dhe u shfaq në shfaqjen e saj përmes lidhjes video pasi tha se një nga mbesat e saj të reja kishte rezultuar pozitiv.

Osbourne e ka mundur kancerin e zorrës së trashë, ndërsa burri i saj, Ozzy Osbourne, ka sëmundjen e Parkinsonit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.