Douglas ka ditëlindjen sot/ Ja sa vjeç mbush ikona kinematografike

Michael Douglas, fitues i dy çmimeve “Oscar”, 4 “Golden Globe”, një çmim BAFTA dhe një çmim “Emmy”, feston ditëlindjen e 77-të.

I lindur në 25 shtator 1944, ai është pa dyshim një nga yjet më të famshëm të Hollivodit të dekadave të fundit.

Në vitin 1980 Douglas pësoi një aksident në ski dhe u detyrua të braktisë skenat e kinemasë për tre vite, për shkak të rehabilitimit fizik. Ai u kthye në skenë në 1983-in me filmin policesk “I dënuar me vdekje për mungesë të dhënash”.

Suksesi i vërtetë i aktorit erdhi në 1984 me “All’inseguimento della pietra verde”, së bashku me Kathleen Turner e Danny DeVito.

Lista e filmave të aktorit Douglas është shumë e gjatë.

Në fillim të viteve ’90, për shkak të problemeve me alkoolin, u detyrua të largohej sërish nga skena. Ai u kthye në kinema në 1992, me ‘Basic Instict’, së bashku me aktoren e famshme Sharon Stone.

Më 1993 ai ishte protagonist në “Un giorno di ordinaria follia”, duke hyrë në listën e interpretimeve të tij më të arrira. Në 1998 Douglas merr çmimin Cesar të karrierës.

Michael Douglas është i martuar prej vitesh me aktoren e famshme Catherine Zeta-Jones me të cilën ka dy fëmijë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.