Meghan Markle viziton një shkollë në Harlem, por rrjeti e kryqëzon, ja arsyeja!

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një vizitë në një shkollë në Harlem me qëllim që t’ju vijnë në ndihmë fëmijëve të cilët kanë pamundësi ekonomike dhe që nuk mund të ushqehen nëpër shkolla.

Meghan është fotografuar nga paparacët e veshur me një kostum që kapte vlerën e 10.000 dollarëve duke bërë që rrjeti të shperthejë në komente negative.

Shumë prej ndjekësve u shprehën se kjo gjë ishte e papranueshme duke pasur parasysh mundësitë e pakta ekonomike të nxënësve të kësaj shkolle. Kishte po ashtu nga ata që i sugjeruan dukeshës që të vishte diçka më praktike.

Ndërkohë përsa u përket jetës së tyre personale, më herët u tha Harry dhe Meghan kanë vendosur që të lënë në të shkuarën të gjitha keqkuptimet dhe mëritë dhe të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth dhe për t’i prezantuar të voglën e tyre, Lilibet.

Sipas prestigjiozes “The Sun” ata kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën, e cila ka pranuar me kënaqësi dhe ka programuar takimin për javët e ardhshme.

Sipas burimeve, shumë nga anëtarët e Familjes Mbretërore janë tronditur nga ky lajm.

“Ata mund të duan të takojnë mbretëreshën, por do të duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh se çfarë kanë deklaruar këtë vit”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Mësohet se akoma çiftit nuk i ka shkuar një përgjigje zyrtare, por burimi shtoi se mbretëresha është shumë e afeksionuar pas Archie-t si dhe do të donte të njihte edhe Lilibet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.