Me veshje popullore në albumin e ri, Rita Ora bën krenarë shqiptarët (Video)

Rita Ora njoftoi disa ditë më parë se, më 12 shkurt do të publikojë një mini-album të ri.

Këngëtarja zbuloi se projekti i ri do të mbajë titullin “Bang” dhe do të ketë bashkëpunime me disa artistë të njohur, si Imanbek, David Guetta, Gunna etj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se projekti do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve ’80-’90 dhe muzikës house.

Gjithashtu, ajo shtoi se në disa pasazhe do të ketë pasqyrim të kulturës shqiptare.

Por mesa duket Rita e ka mbajtur fjalën. Ajo ka publikuar në Instagram trailer-in e albumit dhe ajo që bie në sy është veshja tradicionale shqiptare.

Kjo ka shtuar dhe më shumë entuziazmin në mesin e fansave të saj shqiptarë, të cilët janë shprehur nëpër komente krenarë që këngëtarja ka zgjedhur të promovojë traditat shqiptare në një mënyrë kaq të bukur dhe domethënëse.

Video në linkun më poshtë:

https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/?utm_source=ig_web_copy_link

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.