Madonna, tatuazh për herë të parë në moshën 62-vjeçare. Ja kujt i dedikohet

Këngëtarja e njohur Madonna ka bërë tatuazhin e saj të parë, në moshën 62-vjeçare.

Ajo ka vendosur të bëjë një dedikim për 6 fëmijët, personat më të shtrenjtë të jetës së saj. Këngëtarja ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D M, E, S, përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Madonna e ka ndarë procesin në llogarinë e saj në “Instagram”, duke u treguar të gjithëve se gjithmonë ka një herë të parë. “E ngjyrosur për herë të parë”, ka shkruar këngëtarja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.