Loredana arrin një tjetër sukses, merr çmimin për “Youtube Top Artist 2020”

Viti 2020 duket se nuk ka qenë “vit i mërzitshëm” për të gjithë. Reperja e njohur shqiptare Loredana Zefi po vazhdon të arrijë suksese të pandalshme.

Së fundmi, reperja ka fituar disa çmime, “Swiss Award 2020”, “Mtv Award 2020” dhe sot ka marrë çmimin “Youtube Top Artist 2020”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja në Instagram, duke falënderuar mbështetësit e saj për fitoren.

Pavarësisht se jeta e saj personale ka pasur ulje-ngritje, ajo po e mbyll vitin 2020 me një sukses të jashtëzakonshëm.

Loredana është kthyer në emrin më të komentuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.