Kush është familja e presidentit Zelensky?

Sot gjithë bota ka kthyer sytë tek presidenti i Ukraines. Kur Volodimir Zelensky po rritej në Ukrainën juglindore, familja e tij hebreje fliste rusisht dhe babai i tij ia ndaloi të shkonte në moshë të re për të studiuar në Izrael.

Për këtë arsye, Zelensky studioi për jurisprudencë në Ukrainë. Pas diplomimit, ai gjeti një profesion të ri në fushën e aktrimit dhe komedisë, duke arritur që në vitet 2010 të bëhej një nga personazhet kryesore të skenës në Ukrainë, me serialin televiziv “Shërbëtori i popullit”.

Gjyshi i presidentit të Ukrainës shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke e kujtuar këtë, ai ka thënë së fundmi: “Thuhet se ne jemi nazistë, por si mund të mbështesë një popull nazistët, një popull që dha më shumë se 8 milionë jetë për fitoren mbi nazizmin? Si mund të jem unë nazist? Po ju kujtoj gjyshin tim, i cili ka kaluar nëpër gjithë luftërat e ushtrisë sovjetike dhe vdiq si kolonel në Ukrainën e pavarur” tha Zelensky ne një deklarate

Me kurajo, humor të mirë dhe fisnikëri, megjithëse i gjendur nën sulm ushtarak, ai ka bashkuar popullin e tij dhe ka impresionuar homologët e tij perëndimorë. Ish-aktori 44-vjeçar me flokë të errët dhe jo shumë shtatlartë, vazhdon të qëndrojë ne atdhe megjithëse thotë se sulmuesit rusë e kanë vendosur në shënjestër.

Sot Zelensky dhe gruaja e tij, Olena, një arkitekte, kanë një vajzë 17 vjeçe dhe një djalë 9 vjeç. E ndonëse e gjithë vëmendja është tek Presidenti , edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky është person me shume ndikim ne Ukraine . 44-vjecarja dhe burri i saj i ardhshëm shkuan në të njëjtën shkollë të mesme, por ata nuk ishin takuar kurrë gjate gjimnazit. U takuan shumë më vonë kur Olena ishte studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Kombëtar Kryvyi Rih. Ata qëndruan të lidhur për tetë vjet përpara se të martoheshin më 6 shtator 2003. Pasi u be zonje e pare Olena nisi menjëherë fushatat e saj sociale për mënyrën e të ushqyerit në shkollat e Ukrainës.

Më tej, Zonja e Parë njoftoi anëtarësimin e Ukrainës ne një iniciativë e G7 në mbarë botën për barazinë gjinore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.