Rrëfehet koreografi Andi Murra: Pse refuzova të punoj me Ledri Vulën

Koreografi Andi Murra ka treguar arsyen pse ka refuzuar të punojë me këngëtarin e njohur Ledri Vula.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Murra tha se, Ledri kishte mundësi për të paguar, por “mendojnë se mund të marrin gjithçka ‘free’ për emrin që kanë”.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Më thuaj tre artistë që ke refuzuar…

Andi: Ka pas shumë, Ledri, Gjiko, Babastars. Ledrin sepse, ndoshta ishte çmim shumë i lartë i imi. Janë mësuar të marrin koreograf kështu…ndoshta ngaqë kanë emrin dhe.. duhet t’i marrin pa pikë ndrojtje nëpër këmbë, por që unë besoj se arti duhet vlerësuar.

Ester Bylyku: Pra Ledri nuk paguante dot çmimin që ti i dhe?

Andi: Po ekzakt ishte kjo arsyeja.

Ester Bylyku: Dhe çmimi ishte kaq i lartë, saqë një djalë që ka tërë këto vite karrierë se paguante dot?

Andi: Ndoshta ata janë mësuar, nuk është se nuk kanë mundësi mendoj unë, kanë shumë mundësi por thjesht janë mësuar që t’i marrin gjërat pak si free duke qenë se kanë emër dhe mund të thonë atë fjalën që ti përfiton nga klipi, por që unë famën e kam arritur, edhe nuk më intereson shumë pjesa që ato të bëjnë këtë rol me mua…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.