Kim Kardashian po shijon lidhjen e re, Kanye West zotohet të rikthejë familjen

Kanye West, i njohur ligjërisht tani si Ye, është zotuar se do të jetë pranë familjes së tij këtë sezon festash. Reperi tha se dëshiron të rikthejë familjen e tij me ish gruan, Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre. Ai foli rreth kësaj gjatë një fjalimi në Los Angeles, ku foli për rëndësinë e të qenit me njerëzit e dashur.

Duket se reperi ka ndërmend të rikthehet me Kim, e cila së fundmi ka nisur një lidhje me komedianin Pete Davidson. Ai tha se beson se njerëzit mund të ndryshojnë, duke shpjeguar, “Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort. Por unë jam këtu për të ndryshuar atë narrativë.”

Kanye West, Kim Kardashian

Kim dhe reperi u ndanë në fillim të këtij viti. Megjithatë, reperi tha në fjalimin e tij se ai ka një shtëpi pikërisht pranë banesës së tyre të mëparshme, në mënyrë që të mund të jetë “pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.