Këngëtari i njohur reagon ashpër ndaj Beatrix: Ishte e shpifur

Reperi Stresi ka qenë një nga reperët më të përfolur kudo kohët e fundit, sidomos pas bashkimit të tij me “konkurrentin” Noizy, të cilit i ka shprehur herë pas here suportin dhe mbështetjen. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në një intevistë, në të cilën ka dhënë një koment lidhur me situatën shumë të diskutuar, lidhjen e banorëve të “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Ai ka shprehur faktin se ka një shoqëri shumë të madhe për aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon. Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke patur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.