Kejvina Kthella flet për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën: Nuk u zumë për një djalë

Kejvina Kthella ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën. Në vitin 2019, Kejvina dhe Oriola Marashi u konfliktuan fizikisht me moderatoren. Asokohe, u raportua se ata kishin shkuar poshtë shtëpisë së moderatores për t’u sqaruar por debati degradoi në sherr fizik.

Kejvina iu rikthye kësaj ngjarje në një intervistë në “D-Night” duke mohuar zërat e atëhershëm se sherri ndodhi për një djalë. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet.

“Nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Troç fare një budallallëk, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më para. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet.

Mbase diçka na është dukur sikur na e ka bërë neve për t’u dukur keq, ajo ka menduar të njëjtën gjë.  Nuk e kam problem fare t’i rregulloj marrëdhëniet, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur“, tha Kejvina.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.