Kanye West thotë se Zoti do t’i bashkojë përsëri atë dhe Kim Kardashian

Kanye West ka përsëritur dëshirën e tij për t’u pajtuar me Kim Kardashian.

Reperi, i cili zyrtarisht njihet si Ye now, mbajti një fjalim për ish-gruan e tij Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre në eventin e “Falënderimeve” në Los Angeles.

“Narrativa e Zotit dëshiron është të shohë se ne mund të shpengohemi në të gjitha këto marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Unë kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni, por jam këtu për të ndryshuar narrativën,”- tha Kanye West

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt të këtij viti. Ajo raportohet se është në lidhje me anëtarin e kastit të “Saturday Night Live”, Pete Davidson, pasi ata u shfaqën së bashku në një shfaqje komedie muajin e kaluar.

Artisti fitues i Grammy. Kaney West ishte në Skid Row në qendër të Los Anxhelosit për të “ndarë idetë” me CEO dhe presidentin e Misionit LA, një organizatë jofitimprurëse që lufton kundër të pastrehëve.

Në këtë ngjarje, West tha gjithashtu se ai ka një shtëpi afër asaj të Kardashian, në mënyrë që të mund të jetë me fëmijët e tij, por insistoi se ai duhet “të kthehet në shtëpi”.

Ai shtoi: Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por duhet të kthehem në shtëpi. Nëse “armiku” mund ta ndajë Kimye, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull. Por kur Zoti të bashkojë Kimye, do të ketë miliona familje që do të ndikohen për të parë se mund të kapërcejnë punën e ndarjes, të traumës që djalli ka përdorur për t’i mbajtur njerëzit në mjerim.

Në fillim të këtij muaji, Kanye West u intervistua në podcastin Drink Champs, ku tha se po përpiqej të “shpëtonte” familjen e tij në mes të ndarjes së tij nga Kardashian. Ai gjithashtu pretendoi se ai “asnjëherë nuk kishte parë” ndonjë dokument divorci.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.