JLo dhe Ben Affleck ‘ndahen’ 3 javë pas martesës 

Pasi kaluan muajin e mjaltit me familjen, vetëm pak ditë më parë, dhe pasi u martuan tre javë të shkuara, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën “të kalojnë më pak kohë së bashku”.

Ata besojnë se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi marrëdhënies së tyre në planin afatgjatë.

Sipas “Hollywood Life”, aktorët kanë arritur një konsensus për t’u ndarë disa ditë, pasi kanë shijuar muajin e mjaltit nëpër Evropë.

Arsyeja, sipas mediave dhe çiftit, është forcimi i lidhjes, pasi pavarësisht asaj që mund të mendoni, vendimi merret që magjia mes tyre të mos humbasë.

Profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara. Ndaj JLo dhe Affleck vendosën të distancohen në mënyrë që “t’i mungojnë më shumë njëri-tjetrit”.

Ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se, opsioni më i mirë është të vendosin një distancë mes tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.