Incident gjatë xhirimeve të filmit të ri, aktorja e famshme përfundon në spital

Kate Winslet është dërguar në spital pasi u plagos gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri ‘Lee’ në Kroaci. Aktorja hollivudiane, e cila do të interpretojë fotoreporteren amerikane Lee Miller, raportohet se ka lënduar këmbën. Fotot e publikuara nga mediat vendase tregojnë aktoren duke mbërritur në një spital në Dubrovnik.

Pas vizitës, mjekët vendosën se ajo nuk kishte nevojë për shtrimin në spital. Përfaqësuesi i saj tha për Daily Mail se ajo rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake. “Ajo është mirë dhe do të vazhdojë xhirimet siç ishte planifikuar këtë javë.”, ka thënë përfaqësuesi i aktores.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.