Ina Çollaku: Ja si u fiksova me policin

Aktorja dhe moderatorja Ina Kollçaku, disa ditë më parë deklaroi se i mbeti në mendje një polic në Fier dhe historia e saj u bë virale.

Ajo tregon se policin e pa kur ai ndaloi furgonin e policisë për t’i kërkuar të lëvizë makinën dhe i pëlqeu aq sa u bë kurioze për ta njohur.

“Ishte vonë, kishim dalë me makinë. Po prisja kushëririn tim që po merrte diçka në supermarket. Kisha ndaluar te vizat e bardha.

Ndaloi një polic i ‘Shqiponjave’ për të më thënë që duhet të lëviz makinën. Pastaj aty kuptova që unë vdes për man in uniforme (meshkuj me uniformë).

Reagimi im në ‘Instagram’ ishte shumë i sinqertë. Nuk kisha pasur një natë të mirë.

Reagova në story, thashë që më foli një polic, ishte shumë i mirë. I thashë më kontakto se do të shkoj prapë te vizat e bardha…

Të nesërmen i shkrujata prapë, i thashë a je zgjuar dhe ai u zgjua”, shprehet ajo, ndërsa tha se ditët në vijim do tregojë si shkoi historia me policin që e bëri për vete.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.