Iliri: Si e kuptova që Beniada do shkonte në finale

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri e ka konsideruar Beniada Nishanin, “një konkurrente shumë origjinale, popullore”.

I pyetur në emisionin “Breaking” se kur ishte momenti që ai e kuptoi se Beniada do të ishte mes 4 finalistëve, balerini u shpreh që në dhjetor. Sipas Ilirit, Beniada mund të kapte edhe dyshen e fundit.

“Me imazhin e një emigranteje që ka problemet e vogla me të folurin, krijuan atë që është Beniada. Në fund të dhjetorit e mendova në finale dhe në janar isha i bindur për këtë gjë. Madje mendoja se mund të dilte edhe në dyshen e fundit. Po kuptoja se ishte e dashur në publik që nga memet apo edhe kënga që i bëri Poni”, u shpreh balerini.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.